Mëngjesi i sotëm në Prishtinë ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit

Prishtina ka shënuar  shkallë të lartë të ndotjes së ajrit. Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidro-meteorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me “PM10”. Përkeqësimi i cilësisë së ajrit vjen si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe nuk ka lëvizje të rrymave të ajrit, ku ndotësit emitohen në ajër nga automjetet, industria dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje. Ndërkohë, sipas matësve nga ambasada Amerikane, cilësia e ajrit në Prishtinë edhe në mesditë, do të jetë shumë e pashëndetshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …