KEK
Fillimi / Institucionet / Meremetimi i qendrës shëndetësore në Tërpezë drejtë përfundimit

Meremetimi i qendrës shëndetësore në Tërpezë drejtë përfundimit

Në kuadër të investimeve në sektorin e shëndetësisë, është duke u investuar edhe në meremetimin e objekteve ekzistuese, të cilat janë dëmtuar për shkak të kohës apo faktorëve tjerë, kanë filluar punimet në meremetimin e tërësishëm të objektit të qendrës shëndetësore në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës.
Punimet në meremetimin e kësaj qendre shëndetësore, sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti dhe ai i gjeodezisë dhe kadastrit, Bashkim Krasniqi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve.
“Jemi të përkushtuar që të investojmë në sektorin shëndetësisë, me qëllimin e vetëm që të ofrojmë shërbime sa më të mira shëndetësore dhe kushte më të mira për punë për punëtorët shëndetësor, prandaj jemi duke investuar edhe në meremetimin e objekteve”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në Tërpezë.
Drejtori për shëndetësi Liridon Hoti, ka sqaruar se këto investime janë në kuadër të planifikimeve për investime në sektorin e shëndetësisë, dhe meremetimi i tërësishëm i objektit të kësaj qendre shëndetësore, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. Ai ka thënë se punimet janë duke shkuar sipas planit dhe së shpejti kjo qendër do të rifilloj me ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani po e realizon për herë të parë një projekt që synon aktivizimin në sektorin e turizmit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se, ...