Merezhko: Nuk i takon Aleksader Vuçiqit të na mësojë, apo të na diktojë se çfarë të bëjmë lidhur me pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Ukrainës, Aleksander  Merezhko, ka folur për një kërcënim që i ka bërë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.  Merezhko ka deklaruar se është e drejtë sovrane e Ukrainës të vendos nëse do ta njohim apo jo  pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, është prerogativë e kryetarit, sepse ai  është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes,  ka saktësuar Merezhko i cili ka sqaruar se  njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës tash për tash  nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje, por kjo do të shtyhet deri në fund të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …