Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka kundërshtuar emërtimin e një rruge me emrin e Adem Demaçit, në Çair të Shkupit

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka reaguar kundër  emërtimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit, në Çair të Shkupit, javën  e kaluar  ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeratja Arsovska ka nisur një iniciativë për ndërrimin e emrit të kësaj rruge dhe kthimin e emrit të mëparshëm “Brigada e Dytë Maqedonase”. Iu bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë. Danella Arsovska, po ashtu i propozon kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas, Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Azem Bejtën dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë jugosllave.(alsatm)

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …