Mërgim Lushtaku: Turqia ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se blerja e dronëve u bë vetëm fal respektit ndaj Hashim Thaçit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, që u prezantuan dje nga kryeministri Albin Kurti. Por, meritat për pajisjen me këta dronë, Lushtaku ia ka lënë ish-kryetarit Hashim Thaçi. Sipas tij,  “Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …