Brickos

Mërgimtari, Hasim Mazreku, ndihmon QKMF-në “Shpëtim Robaj” në Malishevë

Mërgimtari, Hasim Mazreku, nga Komuna e Malishevës, me punë në qytetin Bremen të Gjermanisë, njihet si humanistë i madh, ai edhe kësaj radhe sikur edhe më parë ndihmoi shumë institucione, sportive e klube të futbollit , me topa e ndërresa si dhe mjetet tjera, njëherit, ditë më parë ai solli edhe karroca për nevojat e personave me nevojat të veçanta, kurse sot , ndihmoi edhe me paterica, QKMF-në “Shpëtim Robaj”, në Malishevë. Këtë, donacion e pranuan, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Liridon Hoti dhe Drejtori i QKMF-së, Nuhi Moria. Hoti dhe Morina, falënderuan, donatorin, Hasim Mazreku, për ndihmat në vazhdimësi dhe përkujdesjen për nevojat e QKMF-së, duke thënë: ”Kjo ndihmë me këto mjete do t’u shërbej qytetarëve të cilët do ta kanë nevojën e përdorimit të tyre, si dhe për institucionin kjo ndihmë është mese e duhur, në kohë të duhur, prandaj po dëshmohet se mërgimtarët tanë, kur është në pyetje vendlindja dhe qytetarët e institucionet e saja, gjithherë e kanë ndihmuar dhe do ta ndihmojnë edhe në të ardhmen”, përfunduan Hoti e Morina. Kurse, Hasim Mazreku tha: “ Unë nuk po bëjë as më shumë e as më pak, veç asaj që po mundem, për qytetarët e mi dhe institucionet tona, shpresoi të mos jetë ndihma e fundit, por do të organizohem edhe më shumë në mërgim dhe do t’i dalim në ndihmë, Malishevës dhe qytetarëve tanë, në shumë kërkesa të tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …