Kandidatja e djathtë për kryetare të Francës, në zgjedhjet e vitit 2017, zonja, Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja. “Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar “totalitarizmin e Bashkimit Evropian”. Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen. Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që e quan fundamentalizëm islamik dhe globalizim i egër.
