Brickos

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë djajtë

Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë për t i treguar  se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë! Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht.  A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit? Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë. Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë.Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t’ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo!Spektakli e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për show nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm. Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë show me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …