MUP

MUP-i i Serbisë hyn pa leje në territorin e Kosovës dhe arreston serbët e dyshuar për vrasje

Një shtetas i Serbisë nga qyteti i Çaçakut, që është i dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 24 gusht në Serbi, është arrestuar nga pjesëtarët e MUP-it serb disa ditë më parë, në territorin e Kosovës, afër Leposaviqit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Në këtë aksion të arrestimit, përveç pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë kanë marrë pjesë edhe disa policë serbë të veriut  të Kosovës. “Tre persona të dyshuar për vrasje në Serbi, Rogliq, Nenad Kalajxhiq dhe Vlladimir Tripkoviq, me automjetin Golf V ngjyrë hiri dhe me targa CA 058 – CE, duke ikur nga Serbia, kanë hyrë të shtunën mbrëma në territorin e Kosovës. Ata janë ndjekur nga pjesëtarët e MUP-it serb (në rroba civile), të cilët në bashkëpunim me krerët e Policisë së Kosovës në veri, kanë kapur njërin nga të dyshuarit, ndërsa, dy të dyshuarit tjerë kanë arritur të ikin. Në këtë aksion, nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë Zhelko Bojiq, shef i operativës për rajonin e veriut; Millan Ristoviq, shef i njësisë së hetimeve; si dhe Bojan Markoviq, pjesëtar i njësisë së hetimeve në veri. Këta të fundit nuk i kanë informuar fare strukturat udhëheqëse të Policisë në Prishtinë – për aksionin dhe për dorëzimin e të dyshuarit organeve të Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …