MËSIM PLOTËSUES PËR PËRGADITJE PËR TESTIN E ARRITSHMËRISË

Ka filluar mësimi plotësues për përgatitje për testin e arritshmerisë në shkollën fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha” në Junik. Personeli arsimor dhe drejtoria e Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi plotësues të zhvillohet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Nxënësit janë të obliguar:

  • Të mbajnë maskë, duke mbuluar gojën, hundën dhe mjekrën.

  • Të mbajnë distancë të paktën 2.0 metra me të gjithë personat e tjerë.

  • Gjatë teshtitjes ose kollitjes të mbajnë të mbuluar gojën dhe hundën me këndin e bërrylit.

  • Të kenë me vete faculeta xhepi, të cilat mund t’ju duhen në rast të teshtitjes, kollitjes, dezinfektimit apo pastrimit të duarve.

  • Të dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes në klasë dhe daljes nga klasa ( me dezinfektues të vendosur në klasë).

  • Të zbatojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet e tjera që iu sugjerojnë arsimtarët

  • Të zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së që kanë të bëjnë me mbrojtje nga Covid 19.

Kushdo që nuk i respekton rregullat për mbrojtje nga Covid 19 do të largohet dhe nuk do të ketë mundësi t’i nënshtrohet Testit të Arritshmërisë në këtë afat. Kujdesu për vetën dhe të tjerët. Respekto masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …