MËSIMI FILLON ME 14 SHTATOR

Kryesia e Kolegjiumit për Arsim pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur një takim me Ministrinë e Arsimit dhe SBASHK-un për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021. Në këtë takim është komunikuar që fillimi i vitit shkollor nis në dy faza. Faza e parë që është 14 shtator fillon me institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3, 6 edhe klasat 10 në shkolla. Edhe klasa 4-5 do të fillojë sipas skenarit A, mësim të kombinuar ose prezencë në shkollë. Më 21 shtator do të fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12. Këto klasa do të fillojnë mësimin më 21 shtator si mësim i kombinuar me prezencë dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim në distancë. Secila shkollë e ka task forcën e vet dhe ajo do të vendos për llojin e skenarit me të cilën zhvillohet mësimi në bazë të kapaciteteve të shkollës. Ministri i Arsimit Ramë Likaj tha që “meqenëse secili institucion i arsimit e ka krijuar task forcën e vetë, kjo task forcë në bazë të kapaciteteve të saj vendos për skenarin dhe llojin e mësimit që ata e organizojnë, sado që kanë kapacitet infrastrukturore dhe njerëzore”. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së deklaroi që komunat kanë bërë përgatitjet e duhura falë angazhimit të Kryetarëve dhe Drejtorëve Komunalë të Arsimit, por edhe bashkëpunimit me Qeverinë dhe MASH.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …