leoni

Meucci i shkatërroi faktet për korrupsion në EULEX

Meucci i shkatërroi faktet për korrupsion në EULEX

Njeriu që kishte ardhur në Kosovë “për ta mbyllur EULEX-in”, largohet të martën nga detyra e tij. Gabriele Meuccit i përfundon mandati në krye të misionit. Italiani, Meucci kishte thënë se EULEX-i ka qenë eksperimental dhe se ai ishte emëruar për ta mbyllur misionin. Megjithatë, misionit po u vazhdohet mandati edhe për dy vjet tjera, e Meucci po largohet “pa e përmbyllur misionin e mbylljes së EULEX-it”. Misioni i EULEX-it, të martën mbetet pa shef meqë Gabriele Meuccit i mbaron mandati më 14 qershor. Ai kishte ardhur pikërisht në kohën kur kishte shpërthyer skandali i dyshimeve për korrupsion në këtë mision. Meucci do të mbahet mend si njeriu kryesor që pengoi hetimet dhe shkatërroi faktet që flisnin për korrupsion brenda EULEX-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …