Michael Turner: Amerika së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës

Michael Turner: Amerika së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës

Kongresisti republikan amerikan, Majkell Tarner, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston një partneritet midis Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë Serbe. Sigurisht, ka çështje të hapura në rajon. “Kam biseduar me presidentin për Bosnjën, Kosovën, në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojmë ne. Tarner  ka theksuar edhe punën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe ShBA-ja, dhe të sigurohemi që partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Udhëtimi im këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Udhëtimi im ka të bëjë me rajonin”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …