Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës

Shqipëria sot fillon Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Republika e Shqipërisë për të dytin vit me radhë, do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tregoi edhe dy objektivat që do t’i prezantojë në takimin e parë të shtatorit. E para lidhet me ngritjen e një platforme bashkëpunimi për ndihmat humanitare, dhe së dyti do të kërkojë një debat të hapur të nivelit të lartë për agresionin rus ndaj Ukrainës. Shqipëria fillon Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo Presidencë shqiptare Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel”, tha ministrja, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …