Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai e cilësoi këtë nismë si të gabuar dhe kërkoi që Ahmeti ta rimendojë vendimin. Sipas Mickoskit, protesta nuk ka karakter parimor, por synon mobilizimin politik para Kongresit të BDI-së. Ai tha se me këtë veprim, BDI po dërgon sinjale negative për stabilitetin e skenës politike dhe po e vështirëson krijimin e koalicioneve të ardhshme. “Me këtë protestë po përpiqen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Kështu vetëm po e vërtetojnë se në të ardhmen do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë partner të koalicionit”, deklaroi Mickoski. Kryeministri shtoi se nuk e mbështet marshin dhe se, sipas tij, as koalicioni VLEN nuk do të rreshtohet pas kësaj nisme. Ai theksoi se vendi ka nevojë për qetësi politike dhe përqendrim në agjendën reformuese, jo për tensionime të panevojshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
