Protestuesit, në Glasgou: Planetin është duke e vrarë kapitalizmi

Mijëra persona ka protestuar në qytetin skocez, Glasgou, kundër mos marrjes së masave për ta mbrojtur ambientin. Ata kanë shfaqur bindjen e tyre se në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën nuk janë trajtuar me urgjencë çështjet e ngrohjes globale. Protestës i janë bashkuar kategori të ndryshme të shoqërisë si studentë, ambientalist, aktivistë, politikanë dhe pjesëtarë të sindikatave të ndryshme. Ata kanë mbajtur pankarta me mbishkrime të ndryshme nëpërmjet të cilave bënin thirrje për mbrojtje të mjedisit si dhe pankarta që adresonin shkaqet e degradimet të mjedisit. Në mesin e pankartave të tilla dominonte edhe ajo me mbishkrimin “ Planetin është duke e vrarë kapitalizmi”. Organizatorët dhe policia në Glasgou kanë thënë se presin që protestave t’iu bashkohen 50,000 persona, në kuadër të marsheve botërore për të kërkuar veprime të menjëhershme për komunitetet që veçse janë prekur nga ngrohja globale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …