kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Mijëra protestues në Australi, kanë bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike në planetin tonë
Mijëra protestues në Australi, kanë bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike në planetin tonë

Mijëra protestues në Australi, kanë bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike në planetin tonë

Dhjetëra mijëra protestues u takuan sot në Australi, si pjesë e një fushate protestuese botërore, duke bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike. Disa nga tubimet e para nisën në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej dhe kryeqytetin Kanberra. Demonstruesit australianë u bënë thirrje autoriteteve të vendit – i cili është eksportuesi më i madh në botë i qymyrit dhe gazit të lëngshëm natyror – të ndërmarrin veprime më të ashpra për të zvogëluar emetimet e gazrave serë. Tubime të ngjashme u planifikuan të mbahen në disa qytete në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar më shumë se 800 organizime, ndërsa në Gjermani pritet të mbahen më shumë se 400 tubime. Tubimet protestuese po mbahen edhe për t’i bërë presion udhëheqësve botëror që do të marrin pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike më 23 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Nga sot Republika e Shqipërisë e merr kryesimin e presidencës së OSBE-së

Nga sot Republika e Shqipërisë e merr kryesimin e presidencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj udhëtojnë sot drejt ...