Mijëra qytetar kanë protestuar në kryeqytetin e Spanjës kundër luftës në Gaza dhe kanë brohoritur “Drejtësi për Palestinën”. Protestuesit në Madrid mbanin pankarta të shumta të shënuara me mbishkrime që kërkonin ndaljen e menjëhershme të luftës dhe ju benën thirrje shteteve tjera, përfshirë edhe Spanjën, që të ndërhyjnë për ndaljen e menjëhershme të luftës në Gaza. Turma e madhe protestuese ka qëndruar për një kohë para Ministrisë së Jashtme të Spanjës dhe kanë brohoritur “Liri për Palestinën” si dhe kanë kërkuar ndërhyrjen për të arritur armëpushim dhe ndaljen e gjakderdhjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
