Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për manifestimin e Ditës së Vidovdanit serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përleshur me armë zjarri me disa persona në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përleshur me armë zjarri me disa persona në Zubin Potok. Policia ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve policore, zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, kanë vënë re lëvizje të dyshimta të disa automjeteve në fshatin Bube të Zubin Potokut. “Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur vetën dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë dhe kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit: D.I., (viti i lindjes 1981, mashkull serb kosovar nga Z.Potoku). Gjatë shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët policorë dhe i arrestuari nuk kanë pësuar lëndime”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …