Mijëra qytetarë janë mbledhur të dielën në sheshet e qytetit të Barcelonës, duke kërkuar që të lirohen katër udhëheqës që janë pro pavarësisë së Katalonisë nga Spanja. Protestuesit bënin thirrje “Liri për të burgosurit politikë”, transmeton KosovaPress. Pas shpalljes së pavarësisë së Katalonisë nga qeveria vendore, Madridi e ka shkarkuar qeverinë dhe ka kërkuar arrestimin e zyrtarëve që shpallën dhe përkrahen pavarësinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
