Kryeministri Haradinaj: Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota

Kryeministri Haradinaj: Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët siç njofton kryeministri, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.

“Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë t’a zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës. Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite. Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …