Mike Pompeo: Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Mike Pompeo: Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dje është takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiqin, me ç’ rast kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë se çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, reciproke. Pompeo e Vuçiq diskutuan vizionin e ndërsjellë për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për Serbinë me qëllimin për integrimin në Bashkimin Evropian. Pompeo ka përsëritur me këtë rast se të dy palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit dhe angazhohen në frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje që do të zhbllokonte potencialin e të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …