Brickos

Mike Pompeo

Mike Pompeo: Marrëveshja e paqes mes Amerikës dhe talibanëve në Afganistan, nënshkruhet më 29 shkurt

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan do të nënshkruhet më 29 shkurt. “Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime për të lehtësuar një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan si dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon”, thuhet në deklaratën e Pompeos. Marrëveshja vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve dhe atyre të Shteteve Bashkuara. Qeveria afgane, nuk ishte pjesë e negociatave. Në dhjetor të vitit 2018, talibanët njoftuan se ata do të takohen me zyrtarë amerikanë në përpjekje për të gjetur një “udhërrëfyes për paqen”. Por, militantët vazhduan të refuzojnë të zhvillojnë bisedime zyrtare me qeverinë afgane, duke i cilësuar ata si “kukulla” të perëndimit. Pas nëntë raundesh bisedimesh SHBA-talibanë në Katar, të dyja palët dukeshin afër një marrëveshjeje. Negociatori i lartë i Uashingtonit njoftoi në shtator të vitit 2019, se SHBA-ja do të tërhiqte 5.400 trupa nga Afganistani brenda 20 javësh, si pjesë e një marrëveshjeje të rënë dakord “në parim” me militantët talibanë. Forcat amerikane janë në Afganistan që prej pushtimit të këtij vendi në vitin 2001, që kishte për qëllim zbulimin dhe arresimin e Bin Ladenit për të cilin mendojej se e strehonte qeveria e Afganistanit, të cilin asokohe e drejtonin talibanët kryengritës, të cilët me ndihmën e Amerikës ishin çliruar nga Rusia. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …