leoni

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Albin Kurti, pas tij edhe mujsharë të tjerë u kanë shpall luftë gazetarëve dhe kanë filluar t’i etiketojnë e t’i fyejnë

Profesori, Milazim Krasniqi shkruan se  Albin Kurti dhe pas tij edhe mujsharë të tjerë të kësaj partie u kanë shpall luftë gazetarëve. Kanë filluar t’i etiketojnë e fyejnë rëndë. Kjo është një sjellje e ulët dhe e turpshme.

 Ai ka shkruar se pas një hulumtimi të mëhershëm të Universitetit të Oregonit në Amerikë, 60% e teksteve të The Nju Jork Tajmsit e të The Washington Postit, në kohën e hulumtimit, u kishin rezultuar që kishin elemente të pavërteta. Por askush nuk i ka shpall ata gazetarë armiq. Gazetarët nuk janë armiq askund. Duke qenë autorë ata e dinë se nuk fshihet asgjë. Prandaj jam i bindur se nuk ka profesion më transparent se sa gazetaria. Gabimet në punë në këtë profesion janë të pashmangshme. Por mund të shmangen me demante, me pjesëmarrje në debate, me transparencë e jo duke u fshehur si iriqi. Ata që i fyejnë e luftojnë gazetarët sot, nëse fuqizohen me pushtet, nesër mund të fyejnë e luftojnë edhe mjekët, infermierët, mësuesit, prokurorët, pensionistët, secilin që ua prish terezinë. Ajo gjendje mandej quhet fashizëm. Fashizmi i ka cak të parë të sulmit mediet dhe gazetarët. Prandaj fashizmi duhet të luftohet para se të instalohet. Nëse instalohet, mandej nuk çmontohet pa gjak, ka shkruar mes tjerash, profesori, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …