Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Qëndrimi i Tiranës, ndaj Qeverisë së Kosovës, pasojë e konfrontimit direkt të Kurtit me Amerikën, BE-në e NATO-n

Profesori universitar dhe analisti, Milazim Krasniqi,  ka shkruar në një postim të tij  se Qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj qeverisë së Kosovës, duke anuluar edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, është pasojë e konfrontimit direkt të Albin Kurtit me SHBA-në, BE-në dhe me NATO-n. Tërheqja e qeverisë së Tiranës do të ketë synuar të përçojë mesazhin se ai konfrontim është i dëmshëm dhe se rreziku i konfliktit të qeverisë Kurti me komunitetin serb në veri kërkon deeskalim urgjent, qoftë me çmimin e izolimit të Kurtit. Nga ajo që është parë deri sot, nga SHBA, BE e NATO, Kurti po mbahet përgjegjës për eskalimin, prandaj edhe u është ekspozuar presioneve, gjë që qeveria e Tiranës nuk mund ta ndryshojë. Realisht, Shqipëria si anëtare e NATO-s nuk mund të dalë kundër qëndrimit të Aleancës, sepse interesat e saj janë që të jetë partner i besueshëm edhe në situata të këtilla të vështira, të ngarkuara me sentimente kombëtare. Pra, Shqipëria edhe në këtë rast ndjek interesat e veta shtetërore, sepse nuk sheh që në këtë konflikt po mbrohet ndonjë kauzë kombëtare. E kundërta po ndodhë me këtë krizë, po kërcënohet interesi shtetëror i Kosovës e me këtë realisht atakohet edhe interesi kombëtar shqiptar, ka shkruar mes tjerash analisti, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …