Kodheli

Mimi Kodheli: Disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka bërë të ditur se disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare. Kodheli nuk ka dhënë më shumë detaje, por Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për parandalimin e akteve terroriste gjatë ndeshjes me Izraelin. Takimi i drejtorit të CIA-s, John Brennan, me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në javën e parë të muajit dhjetor në Tiranë, nuk ishte thjesht një vizitë kortezie, por një vlerësim i qëndrimit, pozitës dhe shërbimeve që FA dhe në mënyrë të veçantë Shërbimi Informativ ushtarak shqiptar ka dhënë për vendet aleate.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së prek edhe rolin e SHBA-së

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit amerikan Christopher Hill në …