Minatorët e Trepçës kërkojnë zgjidhje për vonesat e pagave nga Qeveria

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur shqetësimet për vonesat e pagave. Minatorët theksojnë se përballen me probleme të vazhdueshme në ekzekutimin e pagave dhe akuzojnë menaxhmentin e “Trepçës  për adresimin e fajit te minatorët. Në reagim, minatorët kanë deklaruar se përpjekjet e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe investimeve injorohen nga institucionet, dhe kërkojnë falje publike për etiketimin e tyre si sabotues. Ata theksojnë se kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhim, pavarësisht kushteve të vështira. Sindikata i bën thirrje qeverisë së Kosovës të gjejë një zgjidhje për problemet financiare të Trepça Sh.A., përmes investimeve kapitale, për të shmangur kaosin dhe problemet serioze të ndërmarrjes. Minatorët kërkojnë ekzekutimin e pagave në kohë dhe plotësisht, si detyrë e institucioneve përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …