Ministrat e Jashtëm të BE-së sot të japin vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministrat e Jashtëm të BE-së sot të japin vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duket se fati i Shqipërisë tashmë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE-së si Holanda ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave. Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, e cila mund të ndahet nga Shqipëria në këtë proces. Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj pret një përgjigje pozitive për të dy vendet. Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet. Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg. Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …