Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë pasojat e dezinformimit, që ka marrë hov, pas shpërthimit të pandemisë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë për pasojat e dezinformimit, që ka marrë hov, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. “Jemi dëshmitarë të veprimeve të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërore të cilët po bëjnë përpjekje që duke e përdorur pandeminë të na përçajnë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për media. “Aleatët duhet të punojnë së bashku për të gjurmuar dhe zbuluar këto përpjekje”, shtoi Stoltenberg, duke vlerësuar se mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë fenomen është duke paraqitur fakte dhe të vërteta. Sipas tij  ministrat e NATO-s do të marrin pjesë në një video-konferencë të mërkurën , dhe një nga temat kryesore do të jetë përgjigja e përbashkët e të gjithë aleatëve ndaj propagandës. Stoltenberg tha se po bëhet çdo gjë e mundur që kriza e koronavirusit të mos bëhet një krizë e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …