Bedri hamza

PDK-ja ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku është folur për situatën e rënduar aktuale në vend

Partia Demokratike e Kosovës ka  mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku është folur për situatën e krijuar në vend, pas masave të reja të ministrisë së Shëndetësisë si dhe për zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza duke folur për projektligjet e sotme të propozuara nga PDK të cilat nuk u hodhën në votim, ka thënë se Kuvendi nuk i ka respektuar praktikat e mëhershme, në të cilat sipas tij ka pasur edhe votime të tjera në formë të ngjashme. “Ka pasur raste në seancat e kaluara kur janë futur me mocion ligjet, dhe janë votuar ato. Ky është interes nacional i vendit sepse ne jemi vonu. Në votimin e buxhetit kemi pasur raste të konfirmuar me koronavirus, mirëpo nuk janë ndarë fonde për përballimin e pandemisë. Nuk ka mundësi që një pjesë e madhe e masave të jenë të implementueshme pa krijimin e bazës legale. Insistimi jonë ishte që të hedhet në votim mocioni procedural, ku njëri është ligj i veçantë që nuk e ndryshon projektet brenda buxhetit, dhe tjetri ka qenë plotësim ndryshimi i ligjit për menaxhimin e financave publike”, ka thënë Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …