MINISTRI ABRASHI VIZITOI PUNIMET NË RRUGËN PRISHTINË-MITROVICË

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Pajaziti”. Me rastin e vizitës, ministri Abrashi tha se ky projekt do të trajtohet me prioritet, ndërsa nga punëkryesit kërkoi dinamikë të shtuar të punimeve. Nga qytetarët, ministri Abrashi, kërkoi mirëkuptim në procesin e shpronësimit, në mënyrë që puna në segmentin e ri të filloj nga e hëna. Ai tha se do të angazhohet personalisht që të eliminohen pengesat e mundshme në procesin në fjalë. Segmenti Gojbulë-Smrekonicë ka gjatësi 4.55 km. Kosto e ndërtimit të saj është mbi 13 milionë e 300 mijë euro, përderisa segmenti tjetër Lum i Madh – Gojbulë, rreth 26 milionë euro. Financues të këtij projekti janë Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Fondi i OPEC për Zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …