Rrustem Berisha

Ministri Berisha pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e cilësoi si të një rëndësie të veçantë

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka uruar ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonjën Radmilla Shekerinska me rastin e nënshkrimit të protokollit  në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike. Me këtë rast, ministri Berisha duke uruar ministren Shekerinska dhe nëpërmjet saj edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut u shpreh: ,, Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, zonjën Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë.’’ Aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri Berisha e cilësoi si të një rëndësie të veçantë: ,,Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon’’.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …