Ministri i Minstrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë me ftesë nga organizatorët e forumit “WBAF – Forumit Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset” i cili do të mbahet me 19 dhe 20 shkurt 2018 në Stamboll të Turqisë. Beqaj do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë forum dhe do të jetë folës kryesor në panelin me temën: Fokusi Regjional: “Financimi i inovacionit nëpërmjet ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”. Qëllimi i këtij forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore. Gjatë qëndrimit dy ditorë në Stamboll, ministri Beqaj do të zhvillojë edhe shumë takime bilaterale me autoritete të larta të shteteve të rajonit dhe më gjerë.
