Ministri Bushati, mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi

Ministri Bushati, mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi. Gjatë vizitës në Uashington, Bushati u takua në Shtëpinë e Bardhë me zv/këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, zonjën Kathleen McFarland, e cila deklaroi se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”.    Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euro-atlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duke penguar kursin e reformave transformuese”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …