MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM PËR DATAT E MBAJTJES SË PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE 2018 NË AFATIN E DYTË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2018 në afatin e dytë. Sipas këtij vendimi, maturantët e mbetur për afatin e dytë të Maturës, do t’i nënshtrohen provimit më datë 28 gusht 2018 (pjesa e parë) dhe më 1 shtator 2018 (pjesa e dytë). Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë pas sugjerimeve nga Komisioni Shtetëror i Maturës lidhur me dinamikën e planifikuar të organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …