MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË HAPJEN E PUNËTORISË PËR RISHIKIMIN E PËRBASHKËT VJETOR TË PUNËS BAZUAR NË PSAK 2017-2021

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit – Rishikimi i përbashkët vjetor i punës për vitin 2018, bazuar në PSAK 2017-2021, e cila është organizuar nga MAShT me mbështetje të GIZ-it. Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, organizata ndërkombëtare partnere në arsim, organizata vendore, përfaqësues të SBAShK-ut, të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve, të Fakultetit të Edukimit, të studentëve, të mediave dhe akterë të tjerë të përfshirë në arsim. Ministri Bytyqi, me këtë rast tha se, viti 2018 ka pasur sfidat e veta, të cilat do të mund të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve sa zgjatë punëtoria bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse. Ministri Bytyqi theksoi se, përkundër sfidave të mëdha dhe mungesës së buxhetit për realizimin e PSAK-ut, Ministria ka arritur të realizojë shumicën e objektivave të caktuara për këtë vit. Ministri përmendi fushat kryesore që përfshinë PSAK-u dhe tha se të gjitha këto fusha tematike kanë qëllim ngritjen e cilësisë në arsim në gjithë sistemin. Si të arritur kryesore të realizuar për këtë vit, ministri Bytyqi përmendi ngritjen e përqindjes në gjithëpërfshirje, sidomos në nivelin parashkollor, ndërsa theksoi se mbetet sfidë përfshirja e fëmijëve nga mosha 0-5 vjet. Si të arritura të tjera, Ministri përmendi ndarjen e buxhetit prej 1 milion euro për kryerjen e praktikës për nxënësit e shkollave profesionale, rritjen buxhetore për shkencë, nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për “Erasmus+”, infrastrukturës ligjore, fillimin e matjes së performancës së mësimdhënësve, shpalljen publike për tekste të reja dhe të arritura të tjera. Në fund, ministri Bytyqi tha se për vitin 2019, bashkë me GIZ-in, MAShT ka përcaktuar katër objektiva për pjesën parauniversitare, ndër të cilat theksoi qeverisjen e shkollave dhe shtimin e akterëve aktiv në ngritjen e cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

692 mijë euro për fasadimin e objekteve të banimit social!

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për …