Ministri Bytyqi vazhdon ta përkrah idenë e kryetari të Dardanës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave

Ministri, Bytyqi, mori pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit…

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit – Rishikimi i përbashkët vjetor i punës për vitin 2018, bazuar në PSAK 2017-2021, e cila është organizuar nga MAShT-i me mbështetje të GIZ-it. Në këtë aktivitet  po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, organizata ndërkombëtare partnere në arsim, organizata vendore, përfaqësues të SBAShK-ut, të Drejtorive komunale të Këshillit të Prindërve, të Fakultetit të Edukimit,  studentëve, mediave dhe akterë të tjerë të përfshirë në arsim.

Ministri Bytyqi, me këtë rast tha se, viti 2018 ka pasur sfidat e veta, të cilat do të mund të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve sa zgjatë punëtoria bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse. Ministri Bytyqi theksoi se, përkundër sfidave të mëdha dhe mungesës së buxhetit për realizimin e PSAK-ut, Ministria ka arritur të realizojë shumicën e objektivave të caktuara për këtë vit.

Ministri përmendi fushat kryesore që përfshinë PSAK-u dhe tha se të gjitha këto fusha tematike kanë qëllim ngritjen e cilësisë në arsim në gjithë sistemin. Si të arritur kryesore të realizuar për këtë vit, ministri Bytyqi përmendi ngritjen e përqindjes në gjithëpërfshirje, sidomos në nivelin parashkollor, ndërsa theksoi se mbetet sfidë përfshirja e fëmijëve nga mosha 0-5 vjet.

Si të arritura të tjera, Ministri përmendi ndarjen e buxhetit prej 1 milion euro për kryerjen e praktikës për nxënësit e shkollave profesionale, rritjen buxhetore për shkencë, nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për “Erasmus+”, insfrastrukturës ligjore, fillimin e matjes së performancës së mësimdhënësve, shpalljen publike për tekste të reja dhe të arritura të tjera.

Në fund, ministri Bytyqi tha se për vitin 2019, bashkë me GIZ-in, MAShT ka përcaktuar katër objektiva për pjesën parauniversitare, ndër të cilat theksoi qeverisjen e shkollave dhe shtimin e akterëve aktiv në ngritjen e cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …