MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS “KOSOVA, SHKUPI, BURSA”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e shoqatës “Kosova, Shkupi, Bursa”, e cila vepron në Bursa të Turqisë, Rexhep Gunduz, si dhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional. Ministri Bytyqi theksoi se, MAShT është e përkushtuar që ta zhvillojë arsimin profesional, si një mundësi e mirë që të rinjtë e Kosovës të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës dhe në funksion të kësaj tha se jemi duke parë mundësitë e bashkëpunimit me vendet tjera. Në këtë drejtim, ministri Bytyqi dhe kryetari Gunduz diskutuan për fillimin e një bashkëpunimi konkret për dërgimin e nxënësve tanë të shkollave profesionale që të kryejnë praktikë profesionale në shkollat e Bursës në Turqi, pasi që këto shkolla janë të zhvilluara dhe të pajisura mirë me mjete për profesione të caktuara. Ministri Bytyqi e falënderoi kryetarin Gunduz për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim, si dhe për veprimtarinë e tij, kryesisht në funksion të krijimit dhe mbajtjes së lidhjeve mes familjeve shqiptare që jetojnë në Bursa dhe atyre që jetojnë në trojet shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. …