Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajorin, Timothy Orr

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajorin, Timothy Orr

Ministri  i FSK-së zoti Rrustem Berisha priti sot komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës gjeneral majorin Timothy Orr, i cili shoqërohej nga një delegacion i gjerë civil dhe ushtarak  nga Ajova dhe koloneli Jeffrey H. Fisher, atashe i  Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë.

Ministri Berisha me këtë rast vlerësoi lartë  shkallën e  bashkëpunimit të gjerë dhe intensiv   në kuadër të partneritetit ekzistues në mes MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke theksuar se sukseset e arritura të FSK-së janë edhe mëritë e juaja zoti gjeneral dhe e bashkëpunimit të mirë që kemi. Ministri Berisha  e ka theksuar faktin se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar i sigurisë në vend, kjo besueshmëri tash ka trend pozitiv edhe te qytetarët serb të veriut,  ka prezantuar  rezultatin dhe suksesin e  FSK-së në integrimin e  komuniteteve pakicë,  në veçanti të komunitetit  serb nga veriu i Kosovës. Ai po ashtu ka folur  për përfaqësimin gjinorë në FSK, duke theksuar faktin se nga marsi i këtij viti FSK për herë të parë ka një femër  me gradën e gjeneralit. Ministri me këtë rast ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës  në ushtrimin fushor  “Shqiponja -6”, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlershëm si në fazën e  përgatitjes së  ushtrimit,  po ashtu edhe tash në ekzekutimin e tij, duke theksuar shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë me  pjesëtarët e FSK-së.

 Nga ana e tij komandanti i Gradës Kombëtare gjeneral major Timothy Orr është shprehur se në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij të dytë, ai ka përgëzuar ministrin për rezultatet e deri tashme, sidomos ka vlerësuar lartë integrimin e komunitetit serb në FSK dhe rritjen e besueshmërisë në veri t vendit. Ai po ashtu ka falënderuar ministrin Berisha për mundësinë e pjesëmarrjes në ushtrimin fushor  “Shqiponja 6”,  të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, që përveç kontributit dhe rëndësisë së rritjes së ndjenjës së bashkëpunimit është edhe  një përvojë e re për ata në koordinim me partnerët në situata emergjente.

Po ashtu komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr pati takim të ndarë edhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku u bisedua për zhvillimet në FSK-së, përgatitjet e planeve  për  transformim dhe sfidat aktuale që po has ky proces. Komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin  Orr për rrjedhat e  ushtrimit fushor “Shqiponja 6”  duke theksuar se ai po zhvillohet mirë, për FSK-në  është sukses që për herë të parë kemi një numër kaq të madh të shteteve   pjesëmarrëse. Temë bisede ishte edhe integrimi i  suksesshëm i  komuniteteve në FSK, ku tash kemi një tregim suksesi edhe me integrimin e komunitetit serb nga veriu i Kosovës, fakt ky që na bënë me u ndie mirë. Ai po ashtu e ka njoftuar gjeneralin Orr edhe me rezultate e  konferencë “FSK dhe Partnerët”  që ishte  e suksesshme  dhe kishte një numër më të madhe të shteteve pjesëmarrëse.

Gjenerali  Orr në fund të takimit u shpreh se ju si ministri dhe FSK, keni bërë gjërat e duhura dhe  në kohën e duhur,  se ky është shtegu  i suksesit që duhet ndjekur nga FSK edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …