leoni

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe homologu i tij nga Luksemburgu Pierre Gramegna nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe homologu i tij nga Luksemburgu Pierre Gramegna nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe homologu i tij nga Luksemburgu Pierre Gramegna nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy shteteve, e cila do të avancojë marrëdhëniet ndërshtetërore në një nivel shumë më të lartë. Ministri Hamza gjatë takimit në Luksemburg vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe falënderoi shtetin e Luksemburgut për mbështetjen e ofruar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare me theks të veçantë anëtarësimin  në organizatën botërore të Doganës. Ndërsa, ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna shprehu gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën në çdo projekt, i cili ndikon në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës në zhvillimin ekonomik. Ministri Gramenga po ashtu me respektin më të madhe pranoi  ftesën e ministrit Hamza për ta vizituar Kosovën në pjesën e parë të vitit 2018, dhe për të iniciuar së bashku projektet e zhvillimit ekonomik për interes të përbashkët e dy shteteve dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi. Të dy ministrat u pajtuan se marrëveshja e nënshkruar sot ndihmon në investimet e përbashkëta në të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …