Ministri i Financave, Bedri Hamza: Do të rritet buxheti dhe pagat e punëtorëve nga viti i ardhshëm

Ministri i Financave, Bedri Hamza: Do të rritet buxheti dhe pagat e punëtorëve nga viti i ardhshëm

Pagat e punëtorëve të sektorit publik do të rriten që nga viti i ardhshëm, thotë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza. Ai ka thënë se vlera e buxhetit për vitin 2018 do të jetë mbi 2 miliardë euro. “Bazuar në burime të qëndrueshme. Sa u përket projeksioneve ne do të jemi të kujdesshëm që të jenë në përputhje me nivelin e rritjes ekonomike dhe normalisht për ndonjë pikë të përqindjes do të jetë më i lartë. Për shkak se ne e dimë se ekziston informaliteti dhe kërkojmë performancë prej agjencive që merren me administrimin e tyre, në këtë rast Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Por, do të jetë buxhet i qëndrueshëm me të hyra reale, deficiti buxhetor do të ruhet më pak se 2 për qind dhe do të ruhet bilanci bankar që mundëson garantimin e likuiditetit të shtetit dhe mos të vjen në rrezik likuiditeti i shtetit. Sigurisht, që në strukturë të buxhetit duhet të bëhen disa korrektime, sepse në të kaluarën kanë ndodhur disa keq-klasifikime brenda kategorive ekonomike. Këto do t’i diskutojmë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë Hamza.

I pyetur nëse me këtë buxhet mundësohet rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik, ministri ka theksuar se do të ketë rritje të pagave. “Po, do të ketë rritje të pagave. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, me mundësitë reale buxhetore dhe gjithmonë duke e respektuar edhe legjislacionin në fuqi. Mirëpo, do të ketë rritje të pagave. Ne jemi duke shikuar të gjitha mundësitë, jemi duke parë cila është rritja ekonomike nominale, sepse është meritore ajo çka thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, cilat janë mundësitë reale buxhetore, gjithë infrastrukturën ligjore. Por, do të ketë rritje të pagave, por rritje të pranueshme dhe rritje reale që të mos e rrezikojmë stabilitetin makrofiskal”, është shprehur Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …