Ministri Gashi dha licencat edhe për dy Federata Sportive

Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të marten u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës. Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre Federatave Nuhi Llugaxhiun dhe Vedat Tërmkollin me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.

Ministri Kujtim Gashi tha se ndihet i kënaqur me dhënien e licencave për këto dy federata dhe theksoi përkushtimin e tij për të plotësuar kushtet e nevojshme për çdo sport që zhvillohet në Kosovë dhe jo vetëm përmes dhënies së licencave për Federatat e reja por edhe përmes mbështetjes financiare për këto Federata. Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të punës dhe po ashtu edhe motivimit të Federatave dhe të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Motoçiklizmit, Nuhi Llugaxhiu dhe ai i Triathlonit, Vedat Tërmkolli, u shprehën të lumtur me dhënien e licencave dhe për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për çka edhe e falënderuan ministrin Gashi. Ata premtuan se do të angazhohen maksimalisht në zhvillimin e këtyre sporteve në vend dhe të talenteve të reja në këto dy sporte.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …