Ministri Gashi në SHBA, Kosova së shpejti do të bëhet me kamp rinorë

Vizita e realizuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka përfunduar me takime të shumta të cilat janë realizuar me drejtuesit e lartë të YMCA-së në SHBA. Vizita disa ditore e realizuar në Nju Jork e ministrit Gashi, ishte një mundësi e mirë për të marrë mbështetje për realizimin e përpjekjeve të MKRS-së që në zbatim të Strategjisë për Rininë të avancojë pozitën e të rinjve të Republikës së Kosovës. Ministri Kujtim Gashi, në kuadër të vizitave që ka realizuar, është takuar edhe me Jerry Huncosky drejtor i Frost Valley YMCA me ç’rast i është garantuar mbështetje e fuqishme për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore në Republikën e Kosovës. Qendra multi-funksionale edukativo-rinore e cila do të ndërtohet në fshatin Pjetërshan të Gjakovës do të jetë në funksion të edukimit jo-formal dhe promovimit të vlerave të larta pro amerikane dhe evropiane për të rinjtë e vendit tonë. Ndërtimi i objektit të YMCA-së në vendin tonë e cila do fillon së ndërtuari gjatë këtij viti në partneritet mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës GWY në Kosovë e cila është anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane te YMCA dhe drejtohet nga Dorina Lluka-Davies, do t’i hap perspektivë mijëra të rinjve për pjesëmarrje direkte në aktivitete të shumta rinore dhe edukative të cilat po i zhvillon kjo organizatë. Ministri Gashi ka falënderuar drejtuesit e GWY për Kosove për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe si dhe përpjekjet e tyre për ndërtimin e kësaj qendre, duke theksuar se ka qene synim i tij që Kosova të behet me një qendër të tillë e cila gjatë tërë vitit do t’i përfshijë të rinjtë në aktivitete dhe organizime te vazhdueshme rinore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u përkujtua dëshmori Mejdi Korrani

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të …