Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Gjatë një takimi me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.  Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të ushtrojnë  menjëherë. Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve. Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej kohës kur Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar. Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard, që konsiderohet se janë më të fortat në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani rrëzon mitin për presidentin: “S’ka kompetenca ekzekutive, po shitet si i tillë”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka hedhur poshtë një nga perceptimet më …