leoni

Ministri Hasani priti në takim drejtorin e ri të BERZH-it

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim është biseduar për aktivitetet e BERZH-it në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Taylor e falënderoi ministrin Hasani për pritjen dhe konfirmoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është njëri ndër partnerët kryesor të këtij institucioni në Kosovë. BERZH ka investuar në vitin e kaluar rreth 81 milionë euro në projekte të ndryshme në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit privat. BERZH ka konfirmuar se do të vazhdojë përkrahjen e aktiviteteve të MTI-së të specifikuara edhe në memorandumin e bashkëpunimit dhe njëri ndër projektet kryesore është zgjerimi i Parkut Industrial në Drenas. Ministri Hasani mirëpriti gatishmërinë për përkrahje dhe vazhdimin e realizimit të projekteve. Po ashtu, BERZH ka ofruar përkrahje për asistencën teknike për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një platformë e rëndësishme e dialogut publiko privat në mes të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave të sektorit privat.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …