Hekuran Murati

Ministri, Hekuran Murati, ditën e enjte do të përballet me deputetët e Kuvendit të Kosovës në interpelancë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë të enjte të ftojë në interpelancë ministrin Murati. Ai tha se interpelanca e Muratit ndërlidhet me vendimin e tij për ndalimin e pagave dhe presionin që ka bërë te komunat dhe administrata shtetërore. Është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në listën e pagave. Roli i Qeverisë është që të ndihmojë Kosovën në situata të vështira dhe jo që me vendime arbitrare të pengojë punën e organizatave buxhetore, në këtë rast të komunave, dhe të bëjë presion tek administrata shtetërore në forma të ndryshme”, theksoi shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …