Enver Hoxhaj

Ministri, Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin kroat, Davor Ivo Stier

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin kroat, Davor Ivo Stier, me të cilin kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Hoxhaj e ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme që  i ka dhënë Kosovës jo vetëm në shtetndërtimin e brendshëm por edhe në atë të jashtëm. Kroacia, po mbetet një nga mbështetësit kryesor të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Edhe ministri i jashtëm kroat ka vlerësuar raportin e shkëlqyer ndër-shtetëror me Kosovën dhe ka thënë se ky raport do të thellohet në vazhdimësi. Merret vesh se shumë shpejtë do të zhvillohen edhe vizita zyrtare nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …