Ministri Hyseni dhe drejtori i Policisë, Maxhuni raportojnë para komisioneve në Kuvendin e Kosovës

Ministri Hyseni dhe drejtori i Policisë, Maxhuni raportojnë para komisioneve në Kuvendin e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, do të raportojnë sot para komisioneve të ndryshme në Kuvendin e Kosovës. Derisa ministri Hyseni do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane, Shpend Maxhuni, do të raportojë para Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kurse, para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të raportojë ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Zharku do të raportojë për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. (KosovaPress)

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …