MINISTRI I ARSIMIT RAMË LIKAJ VIZITON GJIMNAZIN “KUVENDI I JUNIKU”

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi priti për vizitë Ministrin e Arsimit Ramë Likaj, të cilën nga afër përcollën procesin e zhvillimit të Testit të Maturës dhe përgëzuan DKAKRS-në dhe personelin arsimor të gjimnazit për përgatitjen dhe zhvillimin e testit sipas udhëzuesve të Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.Ministri Likaj u zotua në përkrahje të vazhdueshme për krijimin e infrastrukturës së mirë në zhvillimin efikas të procesit mësimor dhe avancimin e nxënësve. Komuna e Junikut ka organizuar realizimin e Testit të Maturës sipas udhëzimeve nga Ministria, duke dezinfektuar objektin shkollor, ofruar material mbrojtës dhe respektuar distancën sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …