Kryeministri Rama e emëron Bledi Çuçin ministrër të Brendshëm, kurse Milva Ikonomi ministre të Bujqësisë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Në një komunikim me mediet, Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë. Ju garantoj që çdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend evropian, deklaroi Çuçi. Lidhur me protestën e paralajmëruar nga grupime politike të opozitës, ministri i Brendshëm tha se ajo do të lejohet jashtë perimetrit të sigurisë ku do të zhvillohet samiti. Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet, deklaroi ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë, ku …